Botë

Kryediplomati kinez pritet ta vizitojë Moskën

Kryediplomati kinez, Wang Yi, do ta vizitojë Moskën së shpejti dhe ndoshta mund të takohet edhe me Putinin, sipas zyrtarëve rusë.

Një burim i afërt me organizatorët e vizitës i tha medias shtetërore ruse Tass se Yi "pritet të mbërrijë në Moskë të martën".

"Ne do të dëshironim një zgjidhje politike për të ofruar një kornizë paqësore dhe të qëndrueshme për Evropën”, ka thënë Wang përpara vizitës së tij gjatë një ndalese në Hungari.

Kremlini nuk e ka përjashtuar një takim midis Putinit dhe Yi.

Gjatë fundjavës, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi kundër ofrimit të mbështetjes materiale nga Pekini për pushtimin e Moskës, duke nxitur Kinën t'i thotë SHBA-së që të qëndrojë jashtë marrëdhënieve të saj me Rusinë.

Furnizimi me armë kineze për Rusinë do të rrezikonte një përshkallëzim të mundshëm të luftës së Ukrainës në një konfrontim midis Rusisë dhe Kinës nga njëra anë dhe Ukrainës dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja nga ana tjetër.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se do të ketë një "luftë botërore" nëse Kina vendos të mbështesë Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Në një intervistë për Die Welt, Zelensky tha se Kievi do të donte që Pekini "të ishte në anën tonë”.