Botë

Dy vëllezërit turq tregojnë si u detyruan ta shuajnë etjen derisa qëndruan 198 orë nën rrënoja

Descriptive Text

Trajtimi i Muhammet Ener Yeninar dhe vëllait të tij të madh Abdulbaki Yeninar të cilët u shpëtuan nga rrënojat në Kahramanmaras 198 orë pas tërmetit, vazhdon në një prej spitaleve turke. Vëllezërit thonë se ata mbijetuan duke përzier urinën e tyre me proteinat pluhur dhe duke i pirë.

“Ne u uritem ditë pas dite, ishim shumë të etur. Mundësia e fundit ishte proteina”, thote Muhammet Enesi i cili ka thënë se qëndroi krah për krah me vëllanë e tij nën rrënoja, shkroi CNNTurk.

“Kur nuk kishte ujë, e kemi përzier pluhurin me urinë dhe e pimë”.

Duke deklaruar se ata mbijetuan në këtë mënyrë, Abdulbakiu shtoi: “Fatmirësisht, çanta e vëllait ishte afër. Më tha se brenda kishte proteina pluhur. Nëse një person normal pi 3 litra ujë, kur pi proteina pluhur ai duhet të pijë 6 litra ujë”.

“Nuk kishte ujë kështu që e përzimë urinën në pluhur. Pritëm një ditë dhe më pas na u deshtë ta pinim. Familja jonë është mirë”.

https://www.koha.net/bote/365682/mbi-37-000-te-vdekur-nga-termeti-ne-turqi-e-siri/