Botë

Mijëra njerëz varrosen krah për krah, varret hapen ngjitur

Descriptive Text

Mbi 5 mijë njerëz kanë vdekur në Kahramanmaras nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti që ka ndodhur të hënën në Turqi.

Në qytetin ku kërkimi dhe shpëtimi po vazhdon ende për të gjashtën ditë radhazi, ata që kanë humbur jetën po varrosen në varre të hapura ngjitur njëra-tjetrës pasi trupat identifikohen.

CNNTurk raporton se deri më tash janë varrosur rreth 3,000 prej viktimave të Kahramanmarasit.

Trupat e nxjerrë nga rrënojat dërgohen në Varrezën Kapiçam pas procedurave të identifikimit dhe varrosen sipas ceremonive fetare islame.

Mijëra varre janë hapur me pajisje dhe varret janë shumë afër njëra-tjetrës, ndërsa po vazhdon edhe gërmimi i të tjerave.

{gallery}