Botë

Mbi 8700 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Më shumë se 8700 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë të mërkurën.

Numri i vdekjeve është rritur në 6234 vetëm në Turqi, sipas të dhënave të agjencisë shtetërore për emergjenca.

Është vështirë të verifikohet numri i vdekjeve në Siri, por mediat shtetërore kanë thënë se bëhet fjalë për rreth 2500 të vdekur.