Botë

Eksperti i tërmeteve kishte parashikuar tërmetin e fuqishëm në Turqi

Descriptive Text

Më 3 shkurt eksperti i tërmeteve Frank Hoogerbeets kishte postuar në Twitter dhe kishte parashikuar një tërmet të fuqishëm 7.5 ballë Rihter në zonën kufitare Turqi – Siri.

“Herët apo vonë do të ketë në këtë zonë (jugore-qendrore të Turqisë, Jordani, Siri dhe Liban) një tërmet të fuqishëm 7.5 ballë Rihter”, kishte parashikuar Hoogerbeets.

Hoogerbeets punon për Organizatën (SSGS) në Holandë. Ata mundohen të parashikojnë aktivitete të mëdha seizmike.

TË hënën Hoogerbeets në një postim në T]itter kishte paralajmëruar.

“Kujdes nga aktivitete të forta seizmike në pjesën qendrore të Turqisë dhe në rajonit në afërsi. Pastërmetet pas tërmetit të fuqishëm zgjashin edhe një kohë”, ka shkruar Hoogerbeets.

Tërmeti 7.8 ballë Rihter goditi Gaziantepin në mëngjesin e të hënës. Mbi 2300 viktima janë regjistruar në Turqi e Siri.

Ka pasur edhe dhjetëra pastërmete.