Botë

Kongresi i Perusë refuzon zgjedhjet e parakohshme

Kongresi i Perusë për herë të tretë brenda javës ka refuzuar Ligjin për zgjedhjet të parakohshme në kohën kur po përballet me protesta masive. Ligji i ri i propozuar në Kongres përfshinte edhe mundësinë për organizimin e referendumit në lidhje me formimin e asamblesë kushtetuese.

Presidentja Dina Boluarte e ka vënë në votim ligjin duke u kërkuar kongresistëve që ta miratonin. Protestuesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të enjten për të vazhduar presionin që të votojnë për qeverinë e re.

Boluarte mori drejtimin e shtetit në muajin dhjetor pasi paraardhësi i saj, Pedro Castillo u shkarkua kur bëri përpjekje që të shpërndante kongresin. Qeveria e tanishme do të jetë në pushtet deri në vitin 2026, nëse nuk miratohen zgjedhjet e parakohshme.

Boluarte ka thënë se përgjegjësia për votimin e ligjit bie direkt te Kongresi. Së paku 58 persona kanë vdekur në protestat masive qëkur u rrëzua nga pushteti Pedro Castillo.