Spiuni rus që e jetoi ëndrrën amerikane

Spiuni rus që e jetoi ëndrrën amerikane

05 March 2017 10:21

Jack Barsky vdiq në shtator më 1955 në moshën dhjetëvjeçare dhe ishte varrosur në varrezat e Malit Lebanon në periferi të qytetit në Washington.

Dhe emri i tij është në pasaportën e njeriut që rri ulur përballë meje – një gjermanolindor 64 vjeç i lindur me emrin Albert Dittrich, shkruan sot “Koha Ditore”. Pasaporta nuk është e falsifikuar. Por Albert Dittrich është Jack Barsky në sytë e Qeverisë amerikane.

Ama rrëfimi se si ia doli ia që ta ndërronte emrin dhe të harronte identitetin e vjetër është sa i jashtëzakonshëm aq edhe “qesharak”, pretendon Barsky, kur flet me standarde të spiunazhit të luftës së ftohtë. Por siç e shpjegon në kujtimet e tij me titullin “Deep Undercover”, rasti i tij është studiuar me hollësi prej FBI-së. Dhe të gjitha pretendimet janë vërtetuar si krejt të sakta.

“Aventurë idiote”

Gjithçka kishte nisur në mes të viteve shtatëdhjetë, kur Dittrich e kishte ndarë mendjen të bëhej profesor kimie. Por talenti i tij i kishte rënë në sy shërbimit sekret sovjetik, KGB, dhe ai ishte dërguar në Moskë për trajnimet e nevojshme që të vepronte si amerikan i rëndomtë. Puna ishte që dukej amerikan në gjithçka... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme