Botë

Ndryshimi i moshës së pensionimit në Francë nxit greva në shkolla e transport publik

Një grevë kombëtare është duke ndodhur në Francë, në një valë të dytë të protestave kundër planit të presidentit francez, Emmanuel Macron për ta rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64.

Tetë njësi të madha do të bëhen pjesë e grevës, e cila do të përfshijë shkollat, transportin publik dhe rafineritë e naftës, raportoi BBC-ja të martën.

Protestat pritet të ndodhin në shumë vende të Francës, pasi më shumë se gjysmë milionë njerëz morën pjesë në ditën e parë të tyre në fillim të këtij muaji.

Sipas raporteve të mediave franceze, gjysma e mësimdhënësve të shkollave fillore tashmë janë në grevë.

Qeveria e Macronit po shkon përpara me reformat e saj të moshës së pensionimit, derisa sondazhet tregojnë se dy të tretat e votuesve po i kundërshtojnë ndryshimet, të cilat pritet të kalojnë nëpër Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.

Pa një shumicë në parlament, qeveria duhet të mbështetet në partitë e tjera për ta kaluar reformën.