Botë

Blinkeni në Izrael bën thirrje për ulje të tensioneve

Descriptive Text

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i ka bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të ndërmarrin hapa urgjent për të kthyer qetësinë, pas përshkallëzimit të dhunës, raporton BBC.

Duke folur në Jerusalem, Blinken ka thënë se SHBA-ja përkrah zgjidhjen e dy shteteve si “mënyra më e mirë për të kthyer sigurinë në të dyja anët”.

Qeveria e re e Izraelit kundërshton krijimin e shtetit të Palestinës.

Vizita vjen pasi dy sulme me armë nga palestinezët në Jerusalemin Lindor lanë të vdekur shtatë izraelitë.

Në konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu të hënën, Blinken ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmit të cilin e ka quajtur “sulm të tmerrshëm terrorist”.

Sulmi nga një palestinez 21-vjeçar kishte shënjestruar besimtarët në afërsi të një sinagoge të premten mbrëma. Disa orë më vonë, një palestinez 13-vjeçar hapi zjarrë ndaj një grupi të izraelitëve, duke plagosur dy persona.

Dy palestinezë u qëlluan për vdekje në incidente të ndryshme në Bregun Perëndimor të okupuar, para ardhjes së Blinkenit.

Një 18-vjeçar i armatosur qëlloi për vdekje një rojë të sigurisë në veri të Bregut perëndimor të shtunën mbrëma, ndërsa të hënën në mëngjes trupat hapën zjarr ndaj një veture, për të cilën thanë se u largua pasi goditi një ushtar. Shoferi 26-vjeçar i veturës u vra.

Blinkeni në konferencë për media tha se SHBA ka një synim që palestinezët e izraelitët “të gzojnë masa të barabarta të lirisë, sigurisë, mundësive, drejtësisë dhe dinjtitetit”.

Ai ka thënë se kjo më së miri arrihet duke realizuar vizionin e dy shteteve – një shtet i pavarur i Palestinës krahas atij të Izraelit.

Ai ka thënë se dështimi për të bërë këtë do të ishte i dëmshmëhm për “sigurinë e Izraelit dhe identitetin e tij afatrgjatë si një shtet demokratik hebre”.

“Kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve tani që të ndërmarrin hapa urgjent për të rivendosur qetësinë, për të ulur tensionet – ne duam të sigurohemi se ka një mjedis në të cilin mund të krijojmë kushte ku mund të fillomë të rivendosim ndjenjën e njëjtë të sigurisë për izraelitët e palestinezët”, tha Blinken.

Kryeministri izraelit Netanyahu nuk i është përgjigjur deklaratave të Blinkenit për mbështetje për një zgjidhje me dy shtete. Qeveria e tij e sapoformuar përbëhet nga parti që refuzojnë konceptin e një shteti palestinez.