Botë

Stamboll, burri dyshohet se vrau tre fëmijët e tij e më pas veten

Katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament të një kompleksi banimi në lagjen Sancaktepe të Stambollit, shkruan Daily Sabah.

Dyshohet se një burrë kreu vetëvrasje pasi vrau fëmijët e tij. Supozohet se këtë e ka bërë pasi gruaja e tij është larguar nga banesa.

Policia gjeti në vendngjarje trupin e pajetë të varur të një burri dhe trupat e pajetë të dy djemve dhe një vajze.

Autoritetet kanë njoftuar se burri ka pasur probleme familjare dhe psikologjike dhe se për rastin kanë nisur hetimet.