Botë

Të shtëna në një sinagogë në Jerusalem, tetë të vdekur

Të paktën tetë persona u vranë në një sulm këtë mbrëmje në sinagogën Neve Yaakov në Jerusalem, ndërsa dhjetë të tjerë u plagosën, shkruan CNN.

Vrasësi u neutralizua në vend dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, njoftoi shërbimi izraelit i shpëtimit Magen David Adom (MDA).

Incidenti pasoi një sulm vdekjeprurës në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor që vrau nëntë palestinezë të enjten - dita më vdekjeprurëse për palestinezët në Bregun Perëndimor në më shumë se një vit.