Botë

Myslimanët në Malajzi kundërshtojnë protestën e aktivistit danez

Organizatat myslimane kanë organizuar një protestë në Malazi kundër djegies së Kuranit nga aktivisti danez në Suedi. Rasmus Paludan ka marrë leje nga autoritetet suedeze për të organizuar protestën para ambasadës turke në Stokholm, në të cilën dogji librin e shenjtë të fesë islame.

Zyrtarët suedezë kanë përmendur lirinë e garantuar të shprehjes dhe u jep qytetarëve të drejta të shumta për të shprehur qëndrimet e tyre publikisht, ani pse nxitja e dhunës ose gjuhës së urrejtjes është e ndaluar.

Në protestën që u mbajt në Kuala Lampur është bërë thirrje që veprimet e Paludanit të kundërshtohen nga të gjitha shtetet. Protesta e ekstremistit të djathtë danez ka nxitur protesta në Turqi.

Ministri i jashtëm turk ka akuzuar Suedinë për pjesëmarrje në krim të urrejtjes dhe racor. Shkaku i kësaj proteste në Stokholm është thelluar kriza mes Suedisë dhe Turqisë në kohën kur shtetit skandinav i duhet miratimi i Turqisë për t’u anëtarësuar në NATO së bashku me Finlandën.