Botë

Kryeministri britanik gjobitet pasi s’vendosi rripin e sigurimit teksa xhironte një video

Descriptive Text

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, është gjobitur pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit në veturë që ishte në lëvizje teksa ai po xhironte një video për rrjetet sociale, shkruan BBC.

Policia e Lancashire e ka konfirmuar dënimin, duke thënë se ka ndjekur penalisht një burrë 42-vjeçar.

Sunaku kishte kërkuar më parë falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim gjykimi”.

Sipas ligjit britanik, pasagjerët që nuk vendosin rripin e sigurimit dënohet me 100 funte. Nëse rasti shkon në gjykatë, gjoba mund të rritet në 500 funte.