Botë

Trazirat në Brazil, Bolsonaro shtrihet në spital

Jair Bolsonaro

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në një spital në Florida me dhembje abdominale, ka njoftuar bashkëshortja e tij, raporton BBC.

Kjo vjen një ditë pasi që mijëra përkrahës së tij janë futur në zyrat qeveritare në kryeqendër të Brazilit, Brasilia.

Bolsonaro është dërguar në një spital në afërsi të Orlandos të hënën.

Ish-presidenti i Brazilit ishte ther me thikë në vitin 2018 dhe që nga atëherë ka vuajtur nga probleme abdominale.

Në Instagram të hënën, Michelle Bolsonaro, ka konfirmuar se bashkëshorti i saj është nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të problemeve abdominale.

Burime brenda familjes thonë se gjendja e tij nuk është shqetësuese. Bolsonaro është larguar nga Brazili për në SHBA dhjetë ditë më parë.

Rreth 1500 protestues janë arrestuar në Brazil, pas trazirave të dielën.

Presidenti i ri i Brazilit, Lula, i ka quajtur ato veprime si akte terroriste.