Botë

3 të vdekur pas rrëzimit të skeleve në Karolinë të Veriut

Descriptive Text

Tre persona kanë vdekur e dy janë lënduar pas rrëzimit të skeleve në një vendpunishte në Charlotte në Karolinë të Veriut., raporton “Fox News” të hënën.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Charlottes, aksidenti ndodhi rreth orës 9 me kohë lokale.

Tre persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy janë lënduar dhe janë transportuar në spital.

Raportohet se tre punonjësit që humbën jetën, u rrëzuan nga një lartësi rreth 20 metra, ndërsa më pas një mur ra mbi ta.

Gjitha punimet në atë vendpunishte janë ndaluar deri në zbulimin e shkaqeve të aksidentit.