Botë

BE zgjeron sanksionet kundër Rusisë për shkak të Siemens

Bashkimi Evropian do të marrë sot vendim nëse do të zgjerojë listën e shtetasve rusë dhe kompanive, ndaj të cilave do të vendosen sanksione për shkak të dërgimit të turbinave të Siemens në Krime, njoftuan diplomatët evropianë.

Anëtarët e BE-së sonte pritet të paraqesin propozimet për zgjerimin e listës “së zezë”, ndërsa dy burime diplomatike presin të mos ketë pengesa dhe se vendimi do të merret, transmeton Reuters.