Botë

Së paku 19 të vdekur nga shpërthimi i një tankeri të naftës në Afganistan

Shperthim ne tunel ne Afganistan - tanker i naftes

Së paku 19 persona janë vrarë e 12 janë lënduar, pasi një tanker i naftës ka shpërthyer në një tunel në afërsi të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, raporton agjencia AP të dielën.

Tuneli “Salang”, që është rreth 120 kilometra në veri të Kabulit, ishte ndërtuar në vitin 1960-të, për të ndihmuar pushtimin sovjetik. Është lidhje kyçe mes veriut dhe jugut të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës Parwan, Said Himatullah Shamim, ka njoftuar se shpërthimi të shtunën mbrëma, ka vrarë së paku 19 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Ai ka thënë se ka të mbijetuar që mbesin nën rrënoja dhe numri i të vdekurve mund të rritet.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:30 me kohë lokale.