Botë

Protestojnë përkrahësit e presidentit të shkarkuar në Peru

Descriptive Text

Për ditën e dytë rresht, përkrahësit e presidenti të rrëzuar nga pushteti në Peru, kanë tentuar t’i afrohen Kongresit teksa kanë protestuar kundër arrestimit të Pedro Castillos. Policia e Perusë ka bërë përpjekje që të shpërndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.

Para dy ditësh, Castillo nënshkroi dekretin për të shpërndarë Kongresin në përpjekje për të pamundësuar votimin për shkarkimin e tij. Gjashtë 17 muajve në postin e presidentit, Castillo u mbijetoi dy votimeve për shkarkim.

Ai u shkarkua nga detyra për arsye të paaftësisë së përhershme morale. Ndërkaq, presidentja e sapozgjedhur, Dina Boluarte, ka thënë se do ta vazhdojë mandatin e Castillos deri në vitin 2026.

Ndërkaq, presidenti i Meksikës të enjten ka konfirmuar se Castillos ia kishte lejuar azilin, mirëpo ish-presidenti i Perusë u kap nga policia gjatë rrugës për në Ambasadën meksikane. Ai është arrestuar nën akuzat për organizimin e kryengritjes.