Botë

“Migrantët” ikin nga aeroplani pas një ulje emergjente në Barcelonë

Një grup prej 28 personave kanë ikur nga një aeroplan pasi ai ka bërë ulje emergjente në aeroportin “El Prat” të Barcelonës, raporton BBC.

Emergjenca u shkaktua nga një grua që në aeroportin e fluturimit Marok – Turqi, ishte shtirur se është duke lindur.

Policia ka arritur të kap gjysmën e personave që ikën, përfshirë edhe gruan që shkaktoi uljen emergjente. Supozohet se ata po tentonin të futeshim ilegalisht në Spanjë.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Mallorca.

Raportohet se grupi ishte larguar me nxitim nga aeroplani i kompanisë Pegasus, i linjës Casablanca – Stamboll.

Nga 14 të kapur, 5 janë kthyer në aeroplan e pjesa tjetër do të deportohet në Marok.

Gruaja shtatzënë u dërgua në spital, ku nuk u gjetën prova se ajo ishte duke lindur.

Ajo është arrestuar nën akuza për çrregullim publik dhe është në grupin e personave që do të deportohet.