Migët së shpejti, radarët rusë të shtrenjtë për Serbinë

Migët së shpejti, radarët rusë të shtrenjtë për Serbinë

02 August 2017 15:50

Ambasadori rus në Beograd Aleksandar Çepurin, ka thënë për mediet serbe se migët rusë do të jenë shumë shpejt në Serbi.

Lidhur me sistemin e radarëve S – 3000, blerjen e të cilëve e ka paralajmëruar Beogradi, ai tha se ata janë shumë të shtrenjtë për Serbinë dhe se nuk e di se për çfarë ata do t’i nevojiteshin Serbisë, transmeton Koha.net.

Çepurin me këtë rast nuk ka mundur të mos e përmendë atë që ai e ka quajtur moszgjidhje të statusit të Qendrës humanitare ruse në Nish.

“Duke minuar këtë qendër, ato forca po përpiqen të dëshmojnë se dikush tjetër është që vendos në këtë vend dhe jo serbët, të cilët në çdo rast këta do të duhej të vendosnin”, citon “novosti” të ketë thënë Çepurin.

“Mendojmë se presioni, apo ndikimi i vendeve të huaja, është i papranueshëm”, vlerësoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme