Botë

India thyen rekord me remitenca në vlerë prej 100 miliardë dollarësh

Descriptive Text

Indianët raportohet të kenë pranuar 100 miliardë dollarë remitenca këtë vit, sipas një raporti të Bankës Botërore (BB).

Sipas BB-së, kjo shënon shifrën më të lartë të remitencave që një shtet i ka arritur i vetëm, raportoi BBC-ja të enjten.

Kjo vlerë u ndikua nga rritja e pagave dhe tregjet e forta të punës në SHBA dhe vende të tjera të zhvilluara.

Në total, shuma e parave të dërguara në shtëpi nga emigrantët në mbarë botën është rritur me 5 për qind në vitin 2022, sipas BB-së.

Paratë janë një burim vendimtar i të ardhurave të familjeve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, thotë Banka Botërore. Remitancat shoqërohen me përmirësimin e treguesve shëndetësorë dhe socialë, siç janë rritja e peshës së lindjes dhe shifrat e regjistrimit në shkolla më të larta.

Vende të tjera përfituese kryesore për remitancat përfshijnë Meksikën, Kinën, Egjiptin dhe Filipinet.

Vitet e fundit, shumë indianë janë zhvendosur në punë të paguara mirë në vende me të ardhura të larta, si SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Singapor - duke u mundësuar atyre të dërgojnë më shumë para në shtëpi.

Ndërsa India dhe Nepali kanë përjetuar një rritje të remitancave, vendet e tjera në Azinë Jugore kanë parë një rënie prej më shumë se 10 për qind në vitin e fundit.