Botë

Ngrihen bisedimet bërthamore SHBA-Rusi

Moska ka shtyrë bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbaheshin këtë javë, për shkak të dallimeve në qasje dhe tensioneve rreth Ukrainës, ka thënë një diplomat rus të martën, raportoi AP.

Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, ka thënë se vendimi për të shtyrë bisedimet që do të mbaheshin në martën në Kajro, u morr në nivel politik.

“U përballëm me një situatë ku kolegët tanë amerikanë jo vetëm që demonstruan hezitimin për të dëgjuar sinjalet tona dhe për të konsideruar prioritetet tona, por vepruan edhe në mënyrë të kundërt”, ka theksuar ai.

Ryabkov pretendoi se SHBA-ja donte të fokusohej vetëm në rikthimin e inspektimeve nën traktatin Fillimi i Ri dhe ngrinë kërkesën e Moskës që të diskutohen detaje të lidhura me armët.

Takimi i kësaj jave do të ishte i pari në më shumë se një vit. Bisedimet kishin qëllim të tregonin se Rusia dhe SHBA-ja qëndrojnë të përkushtuara në kontrollin e armëve dhe në mbajtjen hapur të linjave të komunikimit pavarësisht tensioneve në ngritje për shkak të Ukrainës.

Ryabkov ka shtuar se situata në Ukrainë ka kontribuar në vendimin e Moskës që t’i shtyjë bisedimet.

Traktati Fillimi i Ri i nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti Barack Obama dhe presidenti rus Dmitry Medvedev, kufizon secilin shtet për dërgesat me armë, përfshirë raketat bërthamore.