Botë

Hakerët rusë sulmojnë Parlamentin Evropian

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, njoftoi të mërkurën se ky institucion po përballet me sulme të hakerëve rusë.

Ajo shkroi në Tëitter të mërkurën se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup pro-Kremlinit.

“Ekspertët tanë të IT-së po punojne dhe po i mbrojnë sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne e shpallëm Rusinë shtet sponsorizuese të terrorizimit. Përgjigja ime: Lavdi Ukrainës”, shkroi ajo.

PE-ja votoi një rezolutë të mërkurën për të njohur Rusinë si shtet "që përdor mjetet e terrorizmit" dhe si sponsorizuese të terrorizmit. 494 eurodeputetë mbështetën këtë rezolutë, 58 vota kundër dhe 44 abstenuan.