Botë

Shtohet numri i blogerëve rusë që propagandojnë për luftën në Ukrainë

Descriptive Text

Ekspertët e Institutit Amerikan për Studimin e Luftës thonë se është shtuar numri i blogerëve rusë dhe i korrespondentëve të luftës, pavarësisht gjuhës së tyre kritike për veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Në raportin e publikuar të hënën thuhet se lidhjet e ngushta mes blogerëve dhe forcave ushtarake i kanë thënë këtij komuniteti një zë autoritar, që sipas Institutit, ndonjëherë tingëllon më shumë në hapësirën informative, sesa zëri i përfaqësuesve të ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka mbrojtur blogerët ushtarakë nga pakënaqësia e departamentit ushtarak dhe i ka mbrojtur edhe në mes të represionit dhe të censurës në rritje në tërë Rusinë.

Kremlini ka promovuar historikisht narrativën e tij shtetërore përmes kanaleve federale ruse, televizionit dhe medias së shkruar, por ka lejuar një komunitet kritik t'i shprehë mendimet e tij”, thuhet në raport.

Ky komunitet mbron forcat ruse për situatën e luftës në Ukrainë, nëpërmjet propagandës dhe lajmeve të rreme.

Por, ka pasur raste kur ata janë shprehur se Rusia ka bërë shumë gabime në këtë “operacion special ushtarak”.

Komuniteti përbëhet nga mbi 500 autorw apo shkrimtarë.