Botë

Kuleba: Na duhet fitorja në luftë, jo barazimi

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, paralajmëroi se një "barazim" midis Ukrainës dhe Rusisë do të ishte një "gabim strategjik" për Evropën.

Duke folur në një ngjarje që shënon rëndësinë e integrimit evropian të shtunën, Kuleba ka thënë se lejimi i Rusisë të pushojë do të krijonte një "bombë me sahat të konfliktit të ngrirë në mes të Evropës, që do të jetë gati të shpërthejë në çdo moment".

“Sa herë që ne, evropianët, qëndruam të vendosur, parimorë, të bashkuar dhe të fortë, Putini gjithmonë tërhiqej”, ka thënë Kuleba. "Përkundrazi, çdo shenjë dobësie është një ftesë për Rusinë për terror dhe krime të mëtejshme. Kjo është arsyeja pse mbështetja për Ukrainën duhet të ruhet, forcohet dhe asnjë hap prapa në regjimin e sanksioneve kundër Rusisë nuk është i pranueshëm", shtoi ai.

Ai shtoi se të gjitha "kompromiset" e bëra nga Ukraina do të ishin përfundimisht kompromise për sigurinë e Evropës.