Botë

Kryeministri i ri britanik viziton Zelenskyn në Kiev

Descriptive Text

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, në vizitën e tij të parë në Kiev që kur mori detyrën.

Takimi u mbajt “për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar” për Ukrainën në luftën që po vazhdon me Rusinë, ka thënë një zëdhënës nga Kryeministria, raportoi BBC.

Ish-kryeministri Boris Johnson sa ishte në detyrë pati vizituar Zelenskyn duke i ofruar mbështetje të plotë në luftën me Rusinë.

“Britania e di çfarë do të thotë të luftosh për liri. Ne jemi me ju përgjatë gjithë rrugës”, ka shkruar Sunak në Twitter drejtuar presidentit Zelensky.