Botë

BE-ja premton shtim të presionit ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka deklaruar se presioni ndaj Rusisë për ta ndalur luftën do të rritet, duke përfshirë edhe shtimin e sanksioneve.

Nëpërmjet një komunikate të Përfaqësuesit të Lartë të martën, u tha se Rusia duhet ta ndalojë luftën e paligjshme në Ukrainë.

“Rusia vazhdon të shpërndajë dezinformata në lidhje me luftën e pajustifikuar dhe të paprovokuar që po bën kundër Ukrainës. Ne do të vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Rusisë për ndalim të manipulimeve dhe ndërhyrjes në informacion. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, u tha tutje në njoftim.

BE-ja theksoi se e mbështet plotësisht vazhdimin e hetimeve në Poloni, ku dy persona u vranë si pasojë e sulmeve ruse.

“Këto sulme janë shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar”, thuhet tutje.

Rusia mohoi sulmin mbi fshatin polak Przewodow, ku mbetën të vrarë dy persona.

NATO-ja është mbledhur të mërkurën për t'i nisur hetimet rreth rastit.