Botë

85 raketa ruse goditën Ukrainën të martën, paralajmërohet për sulme tjera

Sulmi ne Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 85 raketa ruse janë lansuar kundër Ukrainës të martën dhe 20 tjera pritet po ashtu të lansohen, raporton BBC.

Zelensky në një videomesazh në Telegram, ka paralajmëruar banorët që të strehohen.

Zëvendës-shefi i Zyrës së Presidentit, Kyrylo Tymoshenko, ka thënë se situata në Ukrainë është kritike pasi raketat kanë goditur infrastrukturën energjetike, duke lënë pjesë të kryeqendrës Kievit në errësirë.

“Terroristët rusë kanë kryer një sulm tjetër të planifikuar ndaj infrastrukturës energjetike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se situata në Kiev është shumë e rëndë.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar për një të vdekur nga sulmet ruse të martën. Dy ndërtesa janë goditur nga raketat ruse.

Ai ka thënë se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.