Botë

Identifikohen mbetjet e ushtarit nga Lufta e Parë Botërore

Autoritetet kanë identifikuar eshtrat e një ushtari të Luftës së Dytë Botërore nga Pensilvania i cili u vra gjatë një prite në Francë në vitin 1945, raportoi AP.

Shkencëtarët përdorën ADN-në, analizat dentare dhe antropologjike për të përcaktuar se mbetjet e paidentifikuara të varrosura në Belgjikë ishin të Francis Martinit, 25 vjeç, nga Scranton.

Sipas autoriteteve, Martin ishte në kolonën e kamionëve që po sillnin furnizime në vijat e para të frontit në Francë, kur u sulmuan nga forcat gjermane në janar 1945. Ai ishte në mesin e 37 grupeve të mbetjeve të paidentifikuara që u tërhoqën më 1947 dhe u varrosën.

Ato u zhvarrosën më 2021 dhe u dërguan në Nebraska për analiza.

Emri i Martinit është i gdhendur në Murin e të Zhdukurve në Varrezat Amerikane në Francë dhe një trëndafil do të vendoset tek emri i tij.

Martin do të varroset në Varrezën Kombëtare Arlington.