Botë

Adidas ul perspektivën për vitin 2022, shpresat mbesin te drejtori i ardhshëm ekzekutiv

Descriptive Text

Prodhuesi i këpucëve, veshjeve dhe aksesorëve, Adidas, ka ulur më tej perspektivën e tij për vitin 2022 këtë të mërkurë, pasi pati ndikim ndarja nga reperi Ye, i njohur më parë si Kanye West, shkroi Reuters.

Megjithatë aksionet e kompanisë janë rritur me shpresën se mund të ndikojë drejtori i ri i përgjithshëm.

Bjorn Gulden, i cili ka udhëhequr me kompaninë Puma që nga viti 2013, do të transferohet në Adidas si shef ekzekutiv nga 1 janari, duke zëvendësuar drejtorin aktual Kasper Rorsted, i cili do të largohet më herët se sa ishte planifikuar për shkak të problemeve në rritje në kompani.

“Fakti që Bjorn Gulden do të bëhet shefi i ri ekzekutiv i Adidasit nga 1 janari është lajm shumë i mirë”, tha analisti i “DZ Bank”, Thomas Maul. “Ka pasur frikë në treg se klauzolat në kontratën e tij të mëparshme me Puma do të kishin penguar një lëvizje të shpejtë te Adidasi”, shtoi ai.

Adidas raportoi një rënie prej 27 për qind të të ardhurave ndër-kompani në tregun kinez në tremujorin e tretë.

Kostot e njëhershme pritet të arrijnë në pothuajse 300 milionë euro, kryesisht të lidhura me daljen e Adidas nga Rusia si dhe efektet negative tatimore lidhur me ndarjen nga Ye.