Botë

Zelensky: Irani po e ndihmon Rusinë në zgjatjen e luftës

Descriptive Text

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se bashkëfajësia e regjimit të Iranit në terrorin rus duhet të ndëshkohet. Ai tha të dielën se kjo çështje duhet të dërgohet para, derisa tha se Irani po e ndihmon Rusinë “që ta zgjasë këtë luftë”.

“Nëse nuk do të ishte për furnizimin iranian me armë për agresorin, tani do të ishim më afër paqes. Kjo do të thotë më afër një zgjidhjeje të plotë të krizës ushqimore. Më afër zgjidhjes së krizës së kostos së jetesës”, deklaroi Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, kushdo që po e ndihmon Rusinë që kjo luftë të zgjatet, duhet të jetë përgjegjës për pasojat e luftës.

Zelensky tha se Rusia po ndihmohet nga Irani nëpërmjet dronëve kamikazë. Ata dëmtuan infrastrukturën energjetike, duke bërë që një pjesë e Kievit të mbetet pa energji elektrike.

“Po shqyrtojmë çdo skenar në detaje dhe po përgatisim veprimet e duhura. Duhet ta kalojmë këtë dimër dhe të jemi edhe më të fortë në pranverë. Të jemi të gatshëm për të çliruar tërë territorin tonë”.