Botë

SHBA-ja kritikoi ashpër votimin për Asamblenë Kushtetuese të Venezuelës

Departamenti i Shtetit të SHBA-së kritikoi sot zgjedhjet e djeshme të Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës, duke thënë se votimi “është projektuar për të zëvendësuar Kuvendin Popullor të zgjedhur legjitimisht dhe për të shkelur të drejtën e popullit venezuelian për të vetëvendosur”.

“SHBA-ja mbështet popullin e Venezuelës dhe përfaqësuesit e tij kushtetues, në përpjekjen për të rivendosur demokracinë në vend”, tha Departamenti i Shtetit gjatë një deklarate, transmeton DPA-në ATSH- ja.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim masa të ashpra dhe të shpejta kundër arkitektëve të autoritarizmit në Venezuelë, duke përfshirë edhe ata që marrin pjesë në Asamblenë Kombëtare Kushtetuese si rezultat i zgjedhjeve të fundit të gabuara “, thuhet në deklaratë.

“Ne dënojmë përdorimin e dhunës së regjimit të Maduros ndaj qytetarëve duke shkelur të drejtat e tyre për lirinë e shprehjes, asocimit dhe tubimit paqësor”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Maduro kishte refuzuar dhe hedhur poshtë pikëpamjet dhe aspiratat e popullit venezuelian”, thuhet në deklaratë.