Botë

Rusia bombardon infrastrukturën ukrainase

Forcat ruse kanë bombarduar pikat kritike të infrastrukturës së Ukrainës edhe të martën, duke shënjestruar edhe qytetin Mikolaiv. Në këtë qytet është raportuar për një të vdekur nga sulmet ajrore.

Pamjet e siguruara nga mediat ukrainase kanë treguar edhe për dëmtimin e shtëpive në një lagje të Mikolaivit. Sipas zyrës presidenciale të Ukrainës, 14 qytete dhe fshatra janë bombarduar e granatuar në rajonin e Donjeckut të hënën dhe në orët e hershme të së martës.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se granatimet e bombardimet kanë shkatërruar pjesë të hekurudhës dhe se është dëmtuar një linjë e energjisë elektrike. Rusia po sulmon edhe stacionet e rrjetit telefonik ukrainas.