Botë

Tërmet në Hawaii

Një tërmet me magnitudë 4.2 është regjistruar në ishujt Hawaii dhe Maui.

Shërbimi gjeologjik ka njoftuar se tërmeti është regjistruar në orën 2:01 rreth 16 kilometra në juglindje të Kaupos, Maui, në thellësi prej 17 kilometrash.

Disa zona kanë përjetuar lëkundje më të forta, megjithatë nuk është raportuar ende për dëmtime ose lëndime të njerëzve.