Botë

Murtaja 700 vjet më parë ndikon shëndetin sot

Descriptive Text

Murtaja ka lënë shenja gjenetike të pabesueshme te njerëzit, e cila ende po ndikon shëndetin tonë 700 vjet më pas.

Gjysma e njerëzve vdiqën kur Vdekja e Zezë përshkoi Evropën në mes të viteve 1300, shkroi BBC.

Një studim që analizoi ADN-në e skeleteve shekullore gjeti mutacione që ndihmoi njerëzit t’i mbijetonin murtajës.

Por, këto mutacione janë të lidhura me sëmundje auto-imune me të cilat ballafaqohen sot njerëzit.

Vdekja e Zezë është një nga momentet më të errëta në historinë njerëzore ku llogaritet se deri në 200 milionë persona vdiqën nga ajo.

Studiuesit dyshuan se një ngjarje e tillë e madhe duhet të ketë formuar evolucionin njerëzor. Ata analizuan ADN-në e marrë nga dhëmbët e 206 skeleteve të lashtë dhe ishin në gjendje të datonin saktësisht mbetjet njerëzore para, gjatë ose pas Vdekjes së Zezë.

Sipas studimit, nëse ke pasur mutacionin e duhur ke pasur 40% shans t’i mbijetosh murtajës.

Gjenet vinë në versione të ndryshme – ato që punojnë mirë dhe ato që nuk bëjnë asgjë – dhe ti merr një kopje nga secili prind.

Kështu që, fatlumët që kishin gjasa të mbijetonin, trashëguan versionin e funksionimit më të mirë të organizmit nga nëna dhe babai.

Të mbijetuarit kishin fëmijë dhe mutacionet u përcollën ashtu që u bënë të zakonshme.

Problemi i mutacioneve është se janë të lidhura me sëmundje auto-imune si sëmundja e Crohnit, që mund të dëmtojë shëndetin sot.