Botë

Bideni ndan edhe 725 milionë dollarë për Ukrainën

Descriptive Text

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka aprovuar një ndihmë shtesë ushtarake prej 725 milionë dollarësh për Ukrainën, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka falënderuar Bidenin për ndihmën, përmes një postimi në Twitter të shtunën, raportoi CNN-i.

“Sinqerisht mirënjohës ndaj presidentit amerikan, njerëzve nga Shtetet e Bashkuara për ofrimin e një pakete tjetër ndihme sigurie prej 725 milionë dollarësh. Ne do të marrim rundet e nevojshme për HIMARS-in dhe artilerinë. Një dhuratë e mrekullueshme për Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës! Agresori rus do të mposhtet, Ukraina do të jetë e lirë”, ka shkruar Zelensky.

Administrata Biden autorizoi tërheqjen shtesë presidenciale - një formë e shpenzimeve ushtarake që lejon miratimin e shpejtë, për Ukrainën të premten.

Paketa prej 725 milionë dollarësh përfshin municione për HIMARS, HARM (raketa ajër-tokë), armë kundërtanke, Humvee, fishekë artilerie 155 mm, armë të vogla dhe municione të armëve të vogla, fishekë artilerie të drejtuara me saktësi dhe furnizime mjekësore.