Botë

Momenti kur tanket ruse marrin flakë nga sulmet ukrainase [VIDEO]

Descriptive Text

Trupat ukrainase i dogjën dy tanke ruse në rajonin e Khersonit, njoftoi blogu ukrainas “UAWeapons” në Twitter, të enjten.

Në njoftim u tha se tanket 2S19 Msta-S PSG u shkatërruan në fushëbetejë, derisa trupat ukrainase kanë zgjeruar zonën e çlirimit. Sulmi u krye me sistemin raketor Excalibur.

Tanket ishin në lëvizje kur për një moment u dëgjuan shpërthime dhe mjetet ushtarake morën flakë.

Luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainase kanë vazhduar edhe gjatë së enjtes. Ukraina të mërkurën mbrëma i çliroi 5 vendbanime në Kherson.