Botë

Mijëra vaksina kundër gripit gjenden në plazhet e Perusë

Mijëra vaksina kundër gripit janë gjetur në brigjet e Okuendos në Peru, gjatë një aksioni të fushatës për pastrimin e plazhit nga një organizatë joqeveritare.

Aktivistët dhe punëtorët kanë nisur mbledhjen e mbeturinave, duke raportuar për gjetjen e mijëra dozave të vaksinave.

Pamjet kanë vazhduar të postohen në mediat sociale.

Një aktivist i OJQ-së “Vida” i ka thënë agjencisë së lajmeve AP se mijëra doza vaksinash ishin prodhim i laboratorit gjerman, GlaxoSmithKline.

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar se dozat ishin blerë nga autoritetet shtetërore. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.