Botë

Punëtorët koreano-veriorë në Rusi arratisen pasi marrin vesh se do të dërgohen në Ukrainë

Punëtorë të ndërtimtarisë të Koresë së Veriut të vendosur në Rusi janë arratisur pasi kanë dëgjuar se janë caktuar të punojnë në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.

Kërkesa e lartë për ndërtim në rajonin e dëmtuar rëndë ukrainas, Donbas, ka çuar në rritje të nevojës për punëtorë, me migrantët koreano-veriorë që përbëjnë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore.

Duke u frikësuar për jetën e tyre mes konfliktit Ukrainë-Rusi, i ka bërë punëtorët e Koresë së Veriut të zgjedhin të ikin dhe të fshihen, raportoi DailyMail.

“Pasi morën lajmin se punëtorët së shpejti do të dërgoheshin në një zonë të re ndërtimi në Ukrainë, dhe duhej të bëhej gati gjithçka deri në shtator, shumë prej tyre kanë ikur”, ka thënë një burim.

Sipas një raporti të OKB-së më 2019, rreth 30,000 punëtorë koreano-veriorë jetojnë në Rusi që nga viti 2017, me pjesën më të madhe që punojnë në qytetin port të Vladivostokut.

Ndërkohë, koreano-veriorët nuk janë të vetmit që përpiqen ta distancojnë veten nga lufta, pasi edhe vetë rusët përpiqen të ikin nga shteti i tyre për të shmangur dërgimin në zonat e luftës.