Botë

Tajlanda thotë se s’do të ndikohet nga rënia ekonomike globale, shkak turizmi

Rimëkëmbja ekonomike e Tajlandës nuk do të ndikohet trendi ekonomik global për shkak të një rikthimi në turizëm, u tha gazetarëve të hënën Ministri i Financave Arkhom Termpittayapaisith, shkruan Reuters të hënën.

“Ekonomia jonë varet nga turizmi, i cili gradualisht po rimëkëmbet”, tha ai, duke shtuar se jo çdo vend po kalon një ngadalësim dhe kështu ndikimi në tregun turistik të Tajlandës do të jetë i kufizuar.

“Gjatë dimrit, turistët evropianë duan të ikin nga të ftohtit në Tajlandë”, tha Arkhom.

Turizmi është një shtytës kryesor i ekonomisë së dytë më të madhe të Azisë Juglindore. Në vitin 2019, ajo mirëpriti afro 40 milionë vizitorë, të cilët shpenzuan 1.91 trilion baht.

Qeveria tha më parë se pret që të ardhurat nga turizmi të arrijnë në 64.5 miliardë dollarë këtë vit nga 10 milionë të ardhur.

Arkhom shtoi gjithashtu se politika fiskale dhe monetare do të integrohet për të mbështetur rimëkëmbjen pasi Banka e Tajlandës rriti normat e politikës me 25 pikë bazë dy herë, në gusht dhe shtator.

“Banka e Tajlandës ka konfirmuar se rritja e normave të interesit do të shqyrtojë shumë faktorë për të siguruar rimëkëmbjen”, shtoi ai.