Botë

Sulmohet Kievi, dëgjohen shpërthime të fuqishme

Të paktën dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev pak pas orës 6:00, raportoi BBC-ja të hënën.

Sulmet u kryen me raketa në lagjen Shevchenkivskyi, derisa nuk janë bërë të ditura detajet. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.

Rusia ka sulmuar Kievin edhe në fillim të agresionit mbi Ukrainë (24 shkurt).

Shpërthime gjatë së dielës janë kryer në Zaporizhzhia, ku dhjetëra civil ukrainas u raportuan të vrarë.