Botë

Pamje satelitore: Shkatërrimi i urës që lidh Krimenë me Rusinë

Descriptive Text

Janë publikuar pamje të reja të momentit kur ura që lidh Krimenë me Rusinë, u shkatërrua nga zjarri.

Imazhet janë publikuar nga kompania Maxar, ku shihet njëra pjesë e urës nën flakë, e tjetra e rrëzuar në mes të ujit.

Image

Disa rezervuare karburanti u përfshinë nga flaka, duke bërë që zjarri të rritej. Ukraina nuk mori përgjegjësi për sulmin, derisa Rusia akuzoi këtë shtet për veprën.

Shkatërrimi i urës së Kërçit, që lidh Krimenë me Rusinë, nxiti reagime të shumta që nga e shtuna.

Por, shkatërrimi i urës ishte paralajmëruar korrikun e sivjetmë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Oleksiy Danilov, pati thënë më 28 korrik se në rast nevoje, Ukraina është e gatshme ta shkatërrojë edhe urën e Kerçit.