Botë

Tërmet i fuqishëm 5.1 ballë Rihter në Greqi

Një tërmet i fuqishëm 5.1 ballë Rihter ka dridhur Greqinë në orët e hershme të së dielën, raporton agjencia Reuters.

Nuk është raportuar fillimisht për dëme apo për të lënduar.

Fillimisht ishte thënë se tërmeti, që goditi në Gjirin e Korintit ishte 5.7 ballë Rihter, por më pas u njoftuar se ishte 5.1 ballë.

“Tërmeti është ndier në Greqinë Qendrore dhje Athinë, ndonëse ndodhi në distancë rreth 112 kilometra nga kryeqendra”, ka shkruar drejtori i Institutit Grek të Gjeodinamikës, Akis Tselentis.