Botë

Një seri shpërthimesh tronditin qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv

Një seri shpërthimesh kanë tronditur qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, herët të shtunën, duke krijuar shtëllunga të larta tymi në qiell dhe duke shkaktuar një seri shpërthimesh dytësore.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima, shkruajti Associated Press të shtunën.

Shpërthimet erdhën disa orë pasi Rusia përqendroi sulmet zonat që ajo aneksoi ilegalisht, ndërsa numri i të vdekurve nga sulmet e mëparshme me raketa në ndërtesat e banimit në qytetin jugor të Zaporizhzhia u rrit në 14.

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha në Telegram se shpërthimet e mëngjesit të së shtunës ishin rezultat i sulmeve me raketa në qendër të qytetit. Ai tha se shpërthimet ndezën zjarre në një nga institucionet mjekësore të qytetit dhe një ndërtesë jorezidenciale.

Ndërkohë, si një qortim ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe sjelljes së tij në konfliktin më të keq të armatosur të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, Komiteti Norvegjez i Nobelit ndau të premten Çmimin Nobel për Paqe për organizatat e të drejtave të njeriut në vendin e tij dhe Ukrainë, dhe një aktivisti të burgosur në aleatin e Rusisë, Bjellorusi.