Botë

Ukraina ia shkatërroi Rusisë mbi 60 për qind të dronëve kamikazë

Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se Rusia i përdori 86 dronë kamikazë që nga shtatori, e 60 për qind prej tyre u shkatërruan në fushëbetejë, raportoi BBC-ja të enjten.

Në këtë periudhë, sipas gjeneralit Oleksiy Gromov, 20 raketa të llojeve të ndryshme u hodhën mbi territorin ukrainas, përfshirë 13 raketa balistike.

“Armiku përdori gjithashtu 46 dronë Shahed-136, për t'i shënjestruar objektet ushtarake, infrastrukturën civile dhe pozicionet e trupave”, deklaroi Gromov.

Të enjten u raportua se trupave ruse u janë konfiskuar mbi 400 tanke, 92 armë vetëlëvizëse dhe 195 transportues të blinduar.

Trupat ukrainase shënuan sukses në ofensivat e fundit ndaj caqeve ruse. U regjistruan edhe disa shkëmbime të robërve të kapur.