Botë

Rajonet ukrainase të aneksuara shfaqen në parashikimin e motit në televizionin rus

Descriptive Text

Pas aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës, zonat kanë filluar të shfaqen në parashikimet e motit televiziv në Rusi.

Në një pamje të një raporti të motit në televizionin shtetëror, shihet se ai përfshin rajonet e reja të aneksuara, raportoi BBC-ja të enjten.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të mërkurën dokumentet përfundimtare për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, ndërsa ushtria e tij po lufton për të kontrolluar territorin e ri.

Dokumentet që finalizojnë aneksimin u publikuan në një faqe interneti të qeverisë ruse.

Në një lëvizje sfiduese, Kremlini ka hapur mundësinë për grabitje të mëtejshme të tokës në Ukrainë.

Rajonet të cilat Putini i ka shpallur territore ruse, më 30 shtator, janë Donetsku, Luhansku, Khersoni dhe Zaporizhzhia.