Botë

12 avionë luftarakë të Koresë së Veriut fluturojnë pranë Koresë së Jugut

Dymbëdhjetë avionë luftarakë të Koresë së Veriut kanë fluturuar pranë kufirit të saj me Korenë e Jugut të enjten, kanë bërë të ditur zyrtarët e Seulit.

Incidenti shumë i pazakontë erdhi disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa balistike në det në rundin e gjashtë të testimit të raketave në më pak se dy javë, raportoi Associated Press të enjten.

Tetë avionë luftarakë të Koresë së Veriut dhe katër bombardues fluturuan në formacion dhe besohet se kanë kryer stërvitje të qitjes ajër-tokë, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Ushtria tha se Koreja e Jugut u përgjigj duke lëshuar po ashtu 30 avionë luftarakë, megjithëse ata nuk u angazhuan në asnjë përplasje me avionët e Koresë së Veriut.

Aeroplanët e Koresë së Veriut ishin ndoshta dhjetëra kilometra larg kufirit, thanë mediat jug-koreane.

Koreja e Veriut ka dërguar më parë avionë ushtarakë pranë kufirit, por agjencia e lajmeve Yonhap tha se kjo është hera e parë që ka mobilizuar kaq shumë avionë luftarakë për një fluturim dhe ushtrime të tilla provokuese.