Botë

Për gjashtë ditë, Ukraina i çliroi 29 vendbanime

Që nga fillimi i tetorit, trupat ukrainase kanë arritur t'i çlirojnë 29 vendbanime në rajonin e Khersonit, ka bërë të ditur Shtabi i ushtrisë ukrainase të enjten, raportoi BBC-ja.

Sipas njoftimit, trupat ruse po përpiqen të avancojnë drejt rezervave ukrainase.

“Në drejtim të Khersonit, armiku po përpiqet të kundërsulmojë në kurriz të rezervave, në mënyrë që të frenojë përparimin e trupave tona dhe t'i rivendosë pozicionet e humbura”, deklaroi Zëvendësshefi i Departamentit të Shtabit, Oleksiy Gromov.

Ofensiva e trupave ukrainase në jug dhe në lindje po vazhdon.

Gjatë së enjtes, janë regjistruar sulme të ashpra ruse mbi civilët në Zaporizhizhia.

Numri i viktimave nuk është bërë i ditur. Rusët kanë sulmuar rajonin e Zaporizhzhias, që ditë më parë e aneksuan nëpërmjet referendumit.