Botë

Instituti amerikan: Ukraina po i zmbraps njësitet më të mira ruse

Ukraina - ushtari

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës shkroi se ushtria ukrainase po zgjeron zonën e kontrollit në verilindje, drejt Kreminnayas, Svatovit dhe në rajonin e Khersonit.

Në raportin e përditshëm, Instituti shkroi të martën, se në këto rajone, Ukraina po iu bënë ballë suksesshëm trupave ruse që dikur ishin më të fortat.

“Grupet ruse në rajonin e Khersonit dhe në frontin e Lymanit përbëheshin kryesisht nga njësi që para luftës konsideroheshin si një nga njësitet më të mira luftarake në Rusi”, thuhet në raport, duke u theksuar se bëhet fjalë për Divizionin e Gardës 144.

Sipas raportit, blogerët ushtarakë rusë dhe të dhënat nga burimet ukrainase, japin informacionin se trupat ukrainase po shënojnë rezultate në kontrollin e Lindjes.

“Sukseset e ukrainasve në rajonin Kherson godasin hapësirën tashmë të paqëndrueshme të informacionit ruse. Zyrtarët e administratave pushtuese ruse akuzojnë gjithnjë e më shumë inteligjencën e NATO-s për zbulimin e dobësive të mbrojtjes ruse në rajonin Kherson dhe u bëjnë thirrje forcave ruse të përgatiten për beteja në rrugë, për të ndërtuar linja të reja mbrojtëse”, thuhet tutje.