Botë

Instituti amerikan: Rusia po dërgon në fronte burra të pastërvitur

Descriptive Text

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po akuzohet se ka dërguar burra të pastërvitur të frontet e luftës ndaj Ukrainës, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Sipas Institutit amerikan për Studimin e Luftës, burrat u dërguan në rajonet Kherson dhe Kharkiv në një njësi të paidentifikuar.

“Moska po përpiqet t’i përforcojë njësitet e saj në jug për periudha të shkurtra me njerëz të patrajnuar dhe të sapomobilizuar. Ata nuk ka gjasa që të jenë në gjendje t’i forcojnë pozicionet ruse, që kanë ‘vuajtur’ nga kundërofensiva ukrainase”, thuhet në njoftimin amerikan.

Dekreti rus për mobilizim të pjesshëm nuk po kalon pa probleme. Të mërkurën u bë një javë qëkur Putini vendosi që 300 mijë rusë të angazhohen në frontet e luftës ndaj Ukrainës.

Mediumi "Visegrad 24" publikoi në Twitter pamje të mobilizimit rus. Në paradën ushtarake, dhjetëra të mobilizuar ishin mbi moshën 50-vjeçare.